E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal seksual në Qendrën Shëndetësore nr.10
Flash

Skandal seksual në Qendrën Shëndetësore nr.10

Mjeku ngacmon pacienten brenda zyrës, biseda e plotë e filmuar me kamera të fshehtë

Një rast tronditës abuzimi me detyrën dhe besimin e pacientëve ka dalë në dritë në Qendrën Shëndetësore nr.10 në Tiranë, ku mjeku Sinan Manjani akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një paciente, duke i kërkuar hapur që të kryenin marrëdhënie brenda zyrës së tij.

Sipas pamjeve të siguruara nga vetë qytetarja, e cila ka regjistruar takimin me kamera të fshehtë, mjeku shihet duke e prekur dhe duke i bërë propozime të drejtpërdrejta seksuale. Ai dëgjohet t’i thotë pacientes:

“Kam qejf të shkoj me ty.”

Nga vizita shëndetësore tek propozimet seksuale

Pacientja e kishte takuar fillimisht mjekun pranë një farmacie për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Më pas, Manjani e ftoi në qendrën shëndetësore “për t’i matur tensionin” dhe i premtoi një check-up falas.

Në vizitën e tretë, situata degradoi. Mjeku filloi ta ngacmonte seksualisht, duke i bërë komente me përmbajtje erotike dhe duke treguar histori intime me infermiere dhe praktikante:

“Edhe bëmë treshe… se i binte treshe.”

Pacientja i kërkon disa herë të qetësohet dhe të distancohet:

“Po të shtyj normal, se po më vjen sipër!”

Por mjeku nuk tërhiqet:

“Po vari mo krin!… I fus çelësin tani, ene vetëm me të dhënë ty puthje.”

“Kam qejf të shkoj me ty!”

Në vijim të bisedës së turpshme, mjeku përdor fjalor vulgar dhe ofendues ndaj kolegeve femra, ndërsa e ngacmon fizikisht të renë duke tentuar të krijojë intimitet brenda zyrës së punës — një shkelje flagrante e etikës dhe ligjit.

Në një moment, ai i ofron pacienteve raki dhe cigare, duke u përpjekur ta ndalë me çdo kusht që të mos largohet.

Pacientja ruajti qetësinë dhe u detyrua t’i drejtohej derës, ndërsa i tha:

“Unë erdha për vizitë. Ciao! Faleminderit!”

Indinjatë dhe heshtje zyrtare

Skandali ka shkaktuar reagim të ashpër publik. Pavarësisht pamjeve dhe dëshmive të qarta, deri në këto momente nuk ka asnjë ndërhyrje nga:

  • Drejtoria e Qendrave Shëndetësore Tiranë
  • Urdu i Mjekut
  • Policia dhe Prokuroria

Shkeljet janë të qarta:

⚠️ Ngacmim seksual

⚠️ Keqpërdorim i detyrës publike

⚠️ Shkelje e rëndë e etikës profesionale

⚠️ Cenim i integritetit fizik dhe psikologjik të pacientes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.