Skandali +18, shpërthen Aurela Gaçe: Nuk jam pjesë e asnjë vidoje
Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar ashpër pas aludimeve që kanë qarkulluar së fundmi, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje të saj me videot intime për të cilat është folur publikisht.
Aurela Gaçe ka vendosur të reagojë publikisht ndaj përfshirjes së emrit të saj në disa aludime që lidhen me histori dhe materiale intime, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe fyese për dinjitetin e saj.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja bën të qartë se nuk pranon që emri i saj të përdoret në histori që, sipas saj, nuk kanë asnjë bazë. Gaçe thekson se marrëdhëniet që ka pasur gjatë karrierës me profesionistë dhe autorë të industrisë muzikore kanë qenë tërësisht profesionale dhe nuk mund të përdoren si bazë për të krijuar aludime mbi jetën e saj private.
Pa përmendur emra konkretë, këngëtarja shprehet se çdo pretendim që e lidh me përmbajtje intime është i pavërtetë.
“Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë”, deklaron Aurela Gaçe.
Këngëtarja e vendos reagimin e saj edhe në një plan personal, duke theksuar se është nënë, bashkëshorte dhe bijë dhe se nuk pranon që dinjiteti i saj të shndërrohet në objekt thashethemesh apo argëtimi publik.
Gaçe shprehet gjithashtu se nuk ka ndërmend të gjykojë jetën private të personave të tjerë, por nënvizon se do të jetë në krah të grave dhe vajzave që përballen me shpifje, poshtërim ose cenim të privatësisë.
Në fund të reagimit, ajo paralajmëron edhe ndjekje ligjore ndaj çdo pretendimi që, sipas saj, cenon emrin dhe reputacionin e saj.
“Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë”, shkruan këngëtarja.
Reagimi i Aurela Gaçes:
Përshëndetje!
Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.
Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.
Dua të jem e qartë:
Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.
Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte.
Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik.
Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd ta përdhosë.
Edhe një herë! NUK LEJOJ ASNJË TË MË PËRBALTË.
Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve.
Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.
Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë.
Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



