E premte, 30 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aurela Gaçe zbulon bisedën e fundit me gazetqrin Enrik Mehmeti
Lajme

Aurela Gaçe zbulon bisedën e fundit me gazetqrin Enrik Mehmeti

Këngëtarja Aurela Gaçe ishte e pranishme sot në ceremoninë mortore të gazetarit Enrik Mehmeti, ku mes lotëve ka treguar mbështetjen që ai i ka dhënë ndër vite.

Gaçe e përshkroi Mehmetin si një njeri zemërgjerë dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Ajo është shprehur për mediat se ai ka qenë pranë saj në shumë momente, duke e ndihmuar në organizimin e xhirimeve, gjetjen e lokacioneve dhe duke e shoqëruar në takime me njerëzit që njihte personalisht.

“Ai ishte, qoftë për gjetjen e lokacioneve, ai ka qenë me mua mbështetje. Domethënë duke ardhur e duke më shoqëruar nëpër anije, duke folur me njerëz që njihte vet.

Të marrësh nga koha jote dhe t’ja dhurosh dikujt tjetër tregon për zemërgjerësi, tregon për ty si njeri, çfarë je ti si njeri. Se mund ta bësh një herë, por ai e ka bërë gjithmonë,” u shpreh ajo.

Po ashtu, Gaçe ka treguar edhe bisedën e fundit që ka zhvilluar me gazetarin, e cila ka ndodhur para një jave, teksa këngëtarja ndodhesh në Vlorë. Gjithashtu ajo është shprehur se tani me ikjen e tij, do të bëjë një këngë.

“Hera e fundit që fola me të është para një jave, ndodhesha rastësisht për xhirime në Vlorë. Jo më pak se para një jave fola me të.

Më tha: Nëse të duhet një flotë e madhe me skafe dhe gomone, 100 t’i bën vëllai, të rreshtohen aty.

I thash: Do ta bëj një këngë. Tani meqë i dhashë fjalën kam për ta bërë. Kam për ta bërë, sepse ishte biseda jonë e fundit,” tregoi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.