Skandali i Gjicit, Kikia : Shfrytëzim i zyrës së shtetit në mënyrën më perverse
Më shqetëson shkëmbimi i shërbimit se*sual me favore e tendera
Komentet Kikia i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” , ku tha se e shqetësonte fakti i shkëmbimit të shërbimit seksual me favore e tendera.
Sipas Kikisë, kjo gjë mund të shndërrohet në normë dhe mund të ndikojë në vendimmarrjen e zyrtarëve shtetërorë.
“Është një njeri që po shfrytëzon në mënyrën më perverse që i kanë besuar njerëzit. Kur mendoj se ç’ka ndodhur në pjesën e padukshme, kjo e dukshmja më duket thjesht një perversitet. Pjesa e padukshme e kalon perversitetin. Secili është pervers në mënyrën e vetë në dhomën e vetë.
Për ta përmbyllur, pjesa e padukshme më shqetëson, ky shkëmbimi i shërbimit seksual me një tender, me një favor, shndërrohet në normë dhe ndikon vende vende vendimmarrjen. Kjo është qeverisje e dashnoreve dhe shef është dashnorja e shefit”, u shpreh Kikia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



