Skandali i Mjekësisë Ligjore: Institucioni mbulon krimin dhe dhunën ndaj gruas
Një denoncim i rëndë ka ardhur në redaksinë e Publik.al
Një tjetër skandal i rëndë trondit institucionet e drejtësisë në vend: një grua e moshuar, Amalia Çollaku, është viktimë e një dhune barbare, e cila sipas aktit zyrtar të ekspertit mjeko-ligjor Dr. Arianit Taka, ka sjellë hematoma të rënda në kofshën e majtë dhe paaftësi të përkohshme për punë deri në 9 ditë.
Rrahje me shkop gome nga një shtetas i njohur
Sipas kallëzimit të saj në Komisariatin e Delvinës, Amalia Çollaku është goditur me “shkop bastun” në këmbën e majtë nga shtetasi Nustret Çelo Basho.
Fotot e publikuara nga Publik.al tregojnë gjendjen dramatike të këmbës së saj, të mbuluar nga hematoma të zeza dhe të thella, dëshmi e qartë e dhunës së ushtruar.
Akti mjeko-ligjor pranon, por minimizon
Edhe pse akti mjeko-ligjor konstaton dy hematoma të dukshme dhe e kategorizon rastin si dëmtime të shkaktuara nga një mjet i fortë dhe i fortë mbretës, përsëri dokumenti mbyllet me një përfundim burokratik: paaftësi për punë deri në 9 ditë.
Ky klasifikim ngre dyshime serioze për minimizimin e rastit nga ana e mjekësisë ligjore, duke e reduktuar brutalitetin e dhunës në një dëmtim të thjeshtë, kur në fakt pasojat janë të qarta dhe të rënda.
Pse SPAK dhe Policia heshtin?
Rasti i Amalia Çollakut është vetëm një shembull se si dhuna ndaj qytetarëve, edhe kur dokumentohet nga ekspertiza mjeko-ligjore dhe shoqërohet me prova vizuale, nuk shoqërohet me masa serioze ndaj autorëve.
Institucionet e drejtësisë dhe të hetimit heshtin, ndërkohë që viktimat, shpesh gra dhe të moshuar, mbeten të pambrojtura përballë agresorëve dhe korrupsionit institucional.
Ky skandal ngre një pyetje të qartë: Çfarë vlere kanë aktet e mjekësisë ligjore kur minimizojnë dhunën dhe justifikojnë autorët?
Publik.al i bën thirrje SPAK, Policisë së Shtetit dhe Avokatit të Popullit të nisin urgjentisht hetimet për këtë rast dhe të vendosin para drejtësisë autorin e dhunës, por edhe përgjegjësit e Mjekësisë Ligjore që po e kthejnë institucionin në një strehë të krimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



