SKANDALI ME MASHTRIMIN, LOREDANA RREZIKON TË DËBOHET NGA ZVICRA
Reperja e njohur kosovare Loredana Zefi vazhdon të marrë vëmendje në Zvicër me skandalin e fundit, pasi akuzohet se ka mashtruar një çift zvicerian duke u marrë 700 mijë franga.
Për shkak të akuzës së rëndë, Loredana rrezikon 5 vjet burg nëse vërtetohen akuzat ndaj saj. Mirëpo, siç raportojnë mediat atje, reperja mund të deportohet në Kosovë pas vuajtjes së dënimit sepse ajo nuk ka pasaportë zvicerane.
Ndërkohë, vëllai i saj Fatoni është dëbuar nga Zvicra pas 73 dënimeve në vitin 2016. Blick.ch ka raportuar se Loredana ka vetëm nënshtetësi kosovare. Një natyralizim, që Loredana e kishte kërkuar në Emmen, iu refuzua asaj në fund të vitit 2013. Arysyeja është e paqartë.
Nga ana tjetër Loredana i ka mohuar të gjitha akuzat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



