E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me tenderin e pastrimit të Vorës, fiton V.A.L.E. RECYCLING ndonëse 3 firma të tjera ofruan më pak
Publik News

Skandali me tenderin e pastrimit të Vorës, fiton V.A.L.E. RECYCLING ndonëse 3 firma të tjera ofruan më pak

Një skandal mund të cilësohet tenderi i pastrimit të qytetit të Vorës, fituesi i të cilit është shpallur pak ditë më parë. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-35239-07-04-2022 dhe me objekt “Shërbimi i Pastrimit dhe largimit të mbeturinave për Bashkinë Vorë”.

Ky tender cilësohet si skandaloz pasi plot 3 firma ofruan vlera dhe oferta më të ulëta sesa fituesi e megjithatë nuk u morën në konsideratë. Fondi limit i kësaj procedure është 273,460,221 lekë të reja pa TVSH ose rreth 3.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

1

Duke parë dokumentta e tenderit shikohet se fituese është shpallur kompania V.A.L.E. RECYCLING në pronësi të Elvis Miri në bashkëpunim me firmën KURORA në pronësi të Servet Dedja. Fituesi kanë ofruar 270,866,703 lekë të reja pa TVSH ose rreth 3.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se si shifra fituese është thuajse identike me atë të fondit limit, përkatësisht sa 99% e tij.

2

Ky fakt e bën tepër të dyshimtë këtë tender. Por dyshimet shtohen akoma më tej kur shikohet se 3 firma të tjera ofruan më pak. Mjafton të përmendim se njëra nga firmat ka ofruar gati 370 milionë lekë të vjetra me TVSH, një diferencë kjo e frikshme. Në rastin më të mirë kë to 370 milionë janë humbje e pastër ekonomike për shtetin. Nuk dihet se sa prej tyre, në mos të gjitha, kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve.

3
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.