E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali! Pas datës 20, QSUT nuk do bëjë analiza për të shtruarit
Lajme

Skandali! Pas datës 20, QSUT nuk do bëjë analiza për të shtruarit

E pranon vetë ministrja Sala

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka pranuar se në QSUT, pas datës 20 prill, mund të ketë ndërprerje të kryerjes së analizave për pacientët e shtruar për shkak të mungesës së fondeve.

Gjatë një deklarate publike, ajo theksoi se situata është në proces vlerësimi dhe institucionet janë duke mbledhur të gjitha të dhënat e nevojshme për të adresuar problemin.

“Po bëjmë një analizë të plotë të situatës. I kemi të gjitha të dhënat dhe mbi bazën e tyre do të realizojmë një planifikim më të mirë të shërbimit. Analizat nuk duhet të mungojnë dhe kjo është një çështje që po e trajtojmë me prioritet, për ta zgjidhur brenda këtij viti,” u shpreh ministrja.

Deklarata ngre shqetësime mbi funksionimin e shërbimeve bazë spitalore, ndërsa pritet që autoritetet të ndërhyjnë për të garantuar vijimësinë e analizave për pacientët e shtruar në qendrën më të madhe spitalore në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.