Skandal:Kërcënohet kryeredaktori i BalkanWeb
Dy ditë më parë, mediat raportuan se në mënyrë të njëanëshme, duke shkelur çdo ligj dhe rregull ishte shkarkuar nga detyra pa asnjë paralajëmrim kryeredaktori i portalit të BalkanWeb, Tedi Blushi.
Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se është kërcënuar se do të tërhiqet zvarrë nga policia, nëse nuk braktis detyrën. Kërcënim ky i bëri nga dy personazhe. Blushi thotë detyrat por jo emrat. I pari është Mustafa Muçi, nëse ju kujtohet shqiptarëve Muçi Muçi i korrupsionit i akuzuar nga Fatos Nano, ish-ministër i Ilir Metës, i dyti është Andi Tela, një nga personazhet mediatik në shërbim të Irfan Hysenbelliut prej shumë vitesh, nga ata gazetarë që i puthin dorën pronarit, ulin kokën dhe pranojnë të shkruajnë gënjeshtra, censurojnë vetëm për interesa të pagatorit të tyre.
Sot vdiq fjala e lirë, vdiq e drejta sepse një kryeredaktor kërcënohet më policë dhe hiqet nga puna në mënyrë brutale siç heq Irfani pastrues, por që ndoshta së shpejti i duhet të heqë Muç Muçin apo dhe shërbëtorë të tjerë që më shumë se gazetarë janë rojë të një gardhi apo kazani të korruptuar që lidhen me interesa të pushtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



