SKANDALOZE denocimi i punonjëses: 600 vetë punojmë nën trysninë e frikës pa maska, doreza, ngjitur me njëri-tjetrin
Ndonëse kryeministri Edi Rama dha urdhër që të mbyllen edhe fasoneritë dhe të hapen pas të hënës duke paisur punonjësit me masa mbrojtëse, jo të gjithë i janë bindur.
Një denoncim sapo ka ardhur në newsbomb.al nga një punonjëse e një fasonerie në Tiranë, konkretisht nga firma Obama ne Kombinat, e cila thotë se janë gjithsej 600 punëtorë që vijojnë punën në kushte skandaloze, pa asnjë masë mbrojtëse kundër infektimit nga koronavirusi si dhe janë ulur ngjitur me njëri tjetrin.
Sakaq punonjësja ka raportuar se po punonjë nën presionin dhe trysninë e frikës se mund të pushohen nga puna.
“Jam një puntore fasonerie, konkretisht firma Obama ne Kombinat, jemi 600 puntorë që punojmë në këtë fabrikë.
Që prej lajmit të përhapjes së Coronavirusit edhe ne vendim tone nga firma nuk u mor asnjë mase mbrojtëse per punëtorët sepse normale pronarët hallin e tyre qajne e jo hallin tonë.
Edhe pse dolën lajme që dhe vendi jonë u prek nuk ka kanë sjelle as maska as doreza e as alkol për dezinfektim. Punojmë afër e afër njëri-tjetrit sepse kështu bëhet lidhja e punës dhe fabrika është e vogel në strukturë për kapacitetin e punëtorëve që ka.
Tualeti është i përbashkët femra e meshkuj një tualet, nuk ka as kushtet minimale higjenosanitare. Pavarësisht sa alarmante është situata ne na detyruan të punojmë. Nesër e në vazhdim do vini në punë na thanë ose do pushoheni nga puna.
Po punojme nën trysnine e frikes dhe kërcënimeve vetem prej hallit se skemi punë tjeter”, thotë punëtoja në denoncimin e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



