Skema e pastrimit të parave të drogës nga bashkia e Tiranës me tendera publikë
Në nenin 77 të ligjit për prokurimet publike përcaktohet shumë qartë se të gjithë ata individë që kanë qenë të dënuar brenda apo jashtë vendit, si pjesëtarë të ndonjë organizate kriminale apo e grupit të strukturuar kriminal, nuk lejohen që të konkurrojnë (e jo më të fitojnë) në gara për tendera dhe punë publike në Republikën e Shqipërisë.
Tashmë si pas raporteve të shumta të institucioneve të specializuara ndërkombëtare, organizatat kriminale në Shqipëri po pastrojnë në “mënyrë të ligjshme” miliarda euro, nëpërmjet kompanive të tyre të biznesit.
Mënyrat më “të kopsitura” të këtij pastrimi masiv të parave të trafikut të drogës dhe veprimtarive të tjera kriminale janë tenderët shtetërorë dhe marrja e punëve publike të bashkive. Kjo mënyrë së bashku me lejet e ndërtimit, duket se mbizotëron në të gjithë vendin, por spikat veçanërisht në bashkinë e Tiranës.
![]()
![]()
![]()
![]()
Kompania e ndërtimit “Alesio 2014”, në pronësi të Anton Gjinaj (Pashko Rrapi), i arrestuar në Mal të Zi për llogari të autoriteteve të Spanjës, ku është dënuar me 8 vjet burgim për trafik narkotikësh, rezulton se ka përfituar rreth 1 miliardë lekë në tendera publikë në dy vitet e fundit.
Kompania “Alesio” është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në maj 2014. Deri në vitin 2018, ajo nuk ka qenë shumë aktive në tregun e ndërtimit në Shqipëri.
Por, më pas, kompania e Anton Gjinaj mori një hov të menjëhershëm, duke u shndërruar në një prej kompanive kryesore në ndërtimet shumë-katëshe në Tiranë.
Referuar të dhënave të Thesarit të Shtetit, kompania “Alesio 2014” ka përfituar, vetëm në periudhën 2019-2020, pagesa publike në vlerë 980 milionë lekë të vjetra.
Të gjithë punët publike të fituara nga “Alesio-2014” janë përqëndruar në tenderat e zhvilluar nga Bashkia Krujë, e drejtuar nga Artur Bushi, si edhe nga Ndërmarrja e Rrugëve në Bashkinë e Tiranës.
Sipas informacioneve zyrtare, kompania e Anton Gjinaj (Pashko Rrapi) është angazhuar në asfaltimin e një numri të konsiderueshëm aksesh rrugore, kryesisht rurale, por edhe urbane në dy qytetet fqinjë me Tiranën.
Ndërkohë, në kryeqytet, “Alesio 2014” është përfshirë fort në tregun e ndërtimit të godinave private dhe shumëkatëshe.
![]()
![]()
Në datën 14 prill 2021, mediat në Mal të Zi dhanë lajmin se në pikën kufitare të Bozajt ishte arrestuar shtetasi nga Shqipëria, Anton Gjinaj 55 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhër të Interpol Madrid.
Anton Gjinaj rezulton të jetë pronar i kompanisë “Alesio-2014”, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë.
Gjithashtu ai njihet edhe si Pashk Rrapi, emër me të cilin u identifikua fillimisht në Mal të Zi.
Kompania që drejton Gjinaj, gjatë 3 viteve të fundit ka pasur një shpërthim të papritur duke u bërë shumë e njohur në rrethet e biznesit të madh, si mik i zyrtarëve dhe drejtuesve të PS-së. Suksesi i tij i shpejtë ka të bëjë veçanërisht me lehtësinë, me të cilën fitonte punët publike në shumë bashki të drejtuara nga socialistët.
Ligji për prokurimin publik në Shqipëri parashikon përjashtimin nga tenderat dhe kontratat që vijnë nga organet publike, për individë e kompanitë e tyre, që rezultojnë të jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për veprimtari në fushën e lëndëve narkotike, siç është edhe ky rast.
Por për Anton Gjinajn duket se ka pasur një ‘përjashtim’ nga ligji, pasi pavarësisht se në Spanjë rezulton të jetë i dënuar me 8 vite e 9 muaj burg, ka mundur të fitojë tendera të shumtë dhe në vlera marramendëse.
Kompania “Alesio-2014” rezulton të ketë fituar dhjetëra tendera në një periudhë të shkurtër dhe më i fundit është ai i datës 24 shkurt 2021, për blerje asfalti për rrugë urbane dhe rurale, nga ndërmarrja e rrugëve në Durrës.
Në këtë tender bie në sy shuma në kufirin limit, me atë që ka vënë në dispozicion kompania fituese. “Alesio-2014” është shpallur fituese me 34,981,280 lekë të reja, përkundrejt 34,999,000 të fondit limit.
Kompania e ndërtimit “Alesio 2014”, në pronësi të Anton Gjinaj (Pashko Rrapi), gjithashtu rezulton se ka përfituar rreth 1 miliardë lekë në tendera publikë vetëm gjatë dy vitet e fundit.
Ajo është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në maj 2014. Deri në vitin 2018, ajo nuk ka qenë shumë aktive në tregun e ndërtimit në Shqipëri, por papritur ka “shpërthyer”.
Kështu kompania e trafikantit të heroinës në Spanjë mori një hov të menjëhershëm, edhe duke u shndërruar në një prej kompanive kryesore në ndërtime kullash në Tiranë.
Referuar të dhënave të Thesarit të Shtetit, kompania “Alesio 2014” ka përfituar, vetëm në periudhën 2019-2020, pagesa publike në vlerë 980 milionë lekë të vjetra.
Shumica e punëve publike të fituara nga “Alesio-2014” janë përqendruar në tenderat e zhvilluar nga Bashkia Krujë, e drejtuar nga Artur Bushi, si edhe nga Ndërmarrja e Rrugëve në Bashkinë e Tiranës.
Sipas informacioneve zyrtare, kompania e Anton Gjinaj (Pashko Rrapi) është angazhuar në asfaltimin e një numri të konsiderueshëm aksesh rrugore, kryesisht rurale, por edhe urbane në dy qytetet fqinjë me Tiranën. Ndërkohë, në kryeqytet, “Alesio 2014” është përfshirë fort në tregun e ndërtimit të godinave private dhe shumëkatëshe.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, “Alesio-2014” zotëron një numër të madh automjetesh të rënda, përfshirë kamionë dhe betoniere, detaj që dëshmon se Gjinaj ka pasur shuma të konsiderueshme parash fillestare të cilave nuk ju dihet burimi zyrtarë.
Për Anton Gjinaj (Pashko Rrapi), Gjykata e Lartë në Podgoricë, lëshoi një urdhër ekstradimi drejt Spanjës ku duhet të përballet me autoritetet i akuzuar dhe dënuar si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte sasi të mëdha të heroinës.
Tani çështja shtrohet; po këtu më Shqipëri çfarë do të ndodh me të gjithë ata zyrtarë në bashkinë e Tiranës, Durrësit, Krujës etj, që shkelën nenin 75 të ligjit të prokurimeve publike dhe i dhanë tendera një trafikanti droge?!
A do të ketë nga SPAK një hetim për kryebashkiakët socialistë e çdo zyrtar tjetër, që ka mundësuar kompaninë e një trafikanti “të bëjë namin” me tendera dhe leje ndërtimi?
Por rasti i “Alesio 2014” dhe pronarit të saj Anton Gjinaj të lidhur me zyrtarë të lartë të shtetit, bashkive dhe Partisë Socialiste, nuk është i vetmi që ka ngecur në rrjetë së fundmi.
Në datën 17 maj 2021, pas një kalimi të kontrolluar nga agjencitë italiane dhe DEA amerikane në portin e Durrësit, në Lipjan të Kosovës u kapën 400 kilogramë kokainë e nisur nga Brazili.
Në një deklaratë nga Guardia Di Financa, nëse kokaina e kapur shitej me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës, do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi njëqind milion euro.
Sasia e madhe e drogës po transportohej nga kompania shqiptare “MC Food” me bashkëpronar Bledar Habili, i cili është mjaft i njohur për drejtësinë, por njëkohësisht edhe si mik i mjaft zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste.
Habilaj rezulton të jetë një prej përfituesve të pronave bregdetare në Spille të Kavajës, në një çështje të bujshme që u hetua nga Prokuroria e Kavajës në vitin 2017, ku u arrestuan edhe disa zyrtarë të lartë për falsifikim dokumentesh.
Sipas të dhënave hetimore të asaj kohe, Bledar Habili dyshohej se kishte përfituar pronësinë mbi një truall në bregdet, duke u shënuar si “tokë arë”. Çështja e Spillesë ishte një prej rasteve më skandaloze të abuzimit me tokën në bregdet dhe përfshirjes në skemë të emrave të rëndësishëm të Partisë Socialiste dhe zyrtarëve të saj.
Prokuroria e Kavajës provoi në atë kohë, se ndër përfituesit e tokave në mënyrë abuzive, ishin familjarët e ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste të qytetit, Gentjan Daja. Personazhi kryesor i kësaj skeme ishte ish-drejtuesi i Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme, Seid Cikalleshi, njëkohësisht vjehrri i ish-kryesocialistit, Daja.
Bashkë me Habilin, në këtë kompani është bashkëpronar edhe Donald Rroshi, djali i xhaxhait të Elvis Rroshit mikut të Edi Ramës dhe ish-kryebashkiakut me 6 emra të Kavajës. Kjo del në të dhënat e portalit informativ ‘http://opencorporates.al/sq/search?partner=Bledar%2BHabili’.
Hetimet e deri më tanishme ende nuk kanë dhënë detaje mbi përfshirjen apo përgjegjësinë e pronarëve të ‘MC Food”, në trafikun e kokainës nga Brazili drejt magazinave të kompanisë në Lipjan të Kosovës.
Gjithsesi këto janë vetëm 2 raste të skemës së gjerë që është instaluar në Shqipëri gjatë 2 mandateve të Edi Ramës: Drogë-‘Biznes’-PS-Tendera-Ndërtime-Toka dhe që dolën në dritë së fundmi, vetëm falë agjencive ati-krim të ndërkombëtarëve.
Kujtojmë se sipas një raporti të gushtit 2020, “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, të përpiluar nga “Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” rezulton se “rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017- 2019 në kryeqytet, nuk justifikojnë burimet e tyre financiare.
Nga ana tjetër ky raport vlerëson se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar vetëm në ndërtim mbi 1.6 miliardë euro!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


Në datën 14 prill 2021, mediat në Mal të Zi dhanë lajmin se në pikën kufitare të Bozajt ishte arrestuar shtetasi nga Shqipëria, Anton Gjinaj 55 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhër të Interpol Madrid.


