Skema e vjetër, dy banorët e Big Brother futen bashkë në tualet
Në shtëpinë e Big Brother VIP 5 është regjistruar një situatë që u ka kujtuar shumë ndjekësve dinamikat e sezoneve të mëparshme të reality show-t. Dy banorë të shtëpisë, Mali dhe Rogerti, janë parë duke hyrë së bashku në tualet, një moment që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka ndezur diskutime në rrjet.
Kjo lloj situate nuk është krejtësisht e re për formatin. Në të kaluarën, një skenë e ngjashme ishte bërë virale gjatë Big Brother VIP 2, kur Luiz Ejlli kishte nisur një “lojë” që më pas u komentua gjerësisht nga publiku dhe mediat. Tashmë duket se kjo dinamikë po rikthehet sërish, këtë herë me protagonistë banorë të tjerë të shtëpisë.
Sipas pamjeve që janë transmetuar, ishte Rogerti ai që në mënyrë të përsëritur i kërkonte Malit ta shoqëronte në tualet. Fillimisht, Mali u tregua hezitues dhe reagoi me tone refuzuese duke i thënë: “Kam hyrë me Kristin, ik, shporru”. Megjithatë, pas disa insistimeve, ai vendosi të pranonte dhe ta ndiqte Rogertin.
Në ambient hyri fillimisht Rogerti, ndërsa pak çaste më vonë u fut edhe Mali. Ajo që e bëri situatën edhe më interesante ishte fakti se asnjëri prej tyre nuk kishte fikur mikrofonin, gjë që bëri të mundur që biseda mes tyre të dëgjohej nga publiku.
Qëndrimi i Malit në tualet zgjati vetëm pak minuta. Ai doli shpejt nga ambienti, ndërsa Rogerti e pyeti menjëherë për arsyen e largimit të tij të shpejtë.
Ky moment është komentuar gjerësisht nga ndjekësit e spektaklit, të cilët e shohin si një vazhdim të lojërave dhe strategjive që shpesh krijojnë situata të diskutueshme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Megjithatë, për momentin nuk është e qartë nëse kjo situatë do të ketë pasoja në lojë, si për shembull një nominim “kokë më kokë”, një mekanizëm që është përdorur edhe në raste të tjera në format.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



