E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zarf i zi në shtëpi, Kristi Lamaj largohet nga Big Brother VIP!
Lajme

Zarf i zi në shtëpi, Kristi Lamaj largohet nga Big Brother VIP!

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP 5, duke njoftuar zyrtarisht largimin e konkurrentit Kristi Lamaj nga gara.

Në mesazhin e lexuar për banorët thuhej se Kristi është larguar nga shtëpia dhe se gjatë spektaklit të mbrëmjes do të zbulohet në detaje çfarë ka ndodhur dhe cili do të jetë vendimi përfundimtar i Vëllait të Madh.

Situata erdhi pas një debati të tensionuar me një prej banorëve, ku përplasja degradoi deri në momentin që ai u lag me ujë. Pas kësaj, Kristi vendosi të dalë edhe një herë përtej murit rrethues të shtëpisë, duke shkelur rregullat e formatit dhe duke shkaktuar reagime të forta mes banorëve.

Ngjarja u zhvillua me shpejtësi, ndërsa disa prej konkurrentëve u përpoqën ta ndalonin. Selin e vuri re teksa ai po i drejtohej murit dhe e ndoqi menjëherë, duke i kërkuar të mos e ndërmerrte atë veprim. Megjithatë, ai u shpreh i vendosur dhe tha se nuk mund të vazhdonte më brenda shtëpisë.

Edhe banorë të tjerë u përfshinë në përpjekje për ta bindur të kthehej, duke i kërkuar që të zgjidhte daljen zyrtare nga dera e kuqe. Pavarësisht thirrjeve, ai vijoi vendimin e tij, duke e bërë largimin një nga momentet më të papritura të këtij edicioni.

Gjithçka pritet të sqarohet në Prime-n e radhës, ku do të bëhet e ditur nëse largimi i tij është përfundimtar apo nëse do të ketë një vendim tjetër nga produksioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.