SKEMA/ Si grabiteshin paratë e klientëve tek filiali i UBA Bank
Një operacion i Krimit Ekonomik pranë Policisë së Tiranës ka zbuluar një skemë të rëndë abuzimi me llogaritë bankare të klientëve në një filial të UBA Bank në kryeqytet, duke çuar në arrestimin e drejtorit Gilbert Hoxha dhe zv.drejtorit Albin Keta.
Sipas burimeve zyrtare, gjashtë punonjës të tjerë janë vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa katër persona janë pezulluar nga detyra.
Hetimet nisën pas denoncimeve të disa klientëve, të cilët konstatuan mungesa të konsiderueshme parash në llogaritë e tyre bankare. Dyshohet se punonjësit kanë bashkëpunuar në mënyrë të organizuar për të përvetësuar fondet përmes veprimeve të kundërligjshme.
Deri më tani, dëmi i dokumentuar nga hetuesit llogaritet në mbi 200 mijë euro, ndërsa ekzistojnë dyshime se numri i personave të dëmtuar mund të jetë edhe më i madh.
Burime bëjnë me dije se ka qenë vetë banka që ka bërë kallëzimin pranë organeve ligjzbatuese, pas evidentimit të parregullsive në transaksione.
Sipas njoftimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, janë dhënë 12 masa sigurimi për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
Nga hetimet rezulton se janë kryer rreth 30 tërheqje pa mandat nga llogaritë e klientëve, si dhe janë hapur e mbyllur depozita pa autorizim në valuta të ndryshme.
Prokuroria thekson se drejtori dhe zv.drejtori i degës kanë shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar për të realizuar këtë skemë, duke përdorur mandate të falsifikuara, ndërhyrje në sistem dhe manipulime të të dhënave të klientëve.
Ndërkohë, punonjës të tjerë të përfshirë në skemë, në rolin e arkëtarëve dhe shërbimit ndaj klientit, kanë kryer veprime të kundërligjshme që më pas janë verifikuar dhe autorizuar nga niveli drejtues.
Hetimet vijojnë për të zbuluar raste të tjera të mundshme dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë të dyshuar mashtrimi financiar.
Punonjësit në arrest shtëpie:
Griselda Bana
Dorisa Doka
Oksana Kadiu
Blerta Nelaj
Zhaklina Buçpapaj
Elona Qose
Iva Dollaku
Ensuida Keci
Bjorn Mazniku
Njoftimi i Prokurorisë:
Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës sëParë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u dhanë 12 masa sigurimi, ‘Arrest në burg’, ‘Arrest në shtëpi’ si dhe ‘Pezullimi i shërbimit të një detyre a shërbimit publik’ ndaj 12 shtetasve të akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.
Hetimet mbi procedimin penal nr.7108 të vitit 2025, nisën pas denoncimit të shtetasit I.O., se nga tre llogaritë e tij nëUBA Bank janë tërhequr shuma me një vlerë prej 500.000 lekësh nga persona të pa autorizuar. Ndërkohë që një tjetër kallëzim u krye nga vetë banka, e cila denoncoi rastin për tërheqjen e shumave pa autorizim ndaj klientes A.K në të njëjtën degë.
Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u evidentua se nga klientët e bankës, janë kryer 30 tërheqje pa mandat si dhe janë hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita me afat nëeuro dhe dollarë.
Në rastin konkret nga hetimet rezultoi se ndaj personave nëhetim, shtetasit E.Q., I.D., E.K., B.M., A.K., G.H., G.B., D.D., O.K., R.S. B.N. dhe Zh.B. ekziston dyshim i arsyeshëm se janë autorë të mundshëm të veprave penale penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.
Shtetasit A.K. dhe G.H., zv.drejtor dhe drejtor i degës, ndaj të cilëve u kërkua masa e siguisë ‘Arrest në burg’, rezultoi se kanë kryer në mënyrë të përsëritur veprime tëkundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin nësistemin bankar, ata kanë përvetësuar shumat monetare tëdy kilentëve nëpërmjet përdorimit të mandateve tëtërheqjes false, pa mandat, ndëhyrjes së kundërligjshme nësistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapje/mbyllje depozitash si dhe ndryshim të të dhënave pa autorizim. Kjo skemë vjedhjeje e koordinuar krijon dyshim të arsyeshëm mbi konsumimin e veprës penale për të cilën janë në hetim.Këto veprime ata i kryen në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të bankës, në cilësinë e arkëtarit, supervizorit si dhe tëshërbimit ndaj klientit.
Masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ u vendos për shtetasit G.B., D.D., O.K., R.S., B.N., dhe Zh.B., për kryerjen nëmënyrë të përsëritur për veprime të kundërligjshme gjatëushtrimit të detyrës së tyre. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin funksional në sistemin bankar, ata përvetësuanshuma monetare të dy klientëve nëpërmjet përdorimit tëmandateve të tërheqjes false apo ndërhyrjes në sistem pa autorizimin e tij.
Kjo skemë përfitimi e realizuar nga punonjësit e bankës sipas funksionit, funksiononte sipas mekanizmit: arkëtar/shërbim klienti nëpërmjet aksesit eskluziv mbi fondet e klientit kryhen ndërhyrje dhe manipuluan sistemin bankar, veprime të cilat verifikohen dhe autorizohen nga niveli drejtues në hierarki, përgjegjës operacional dhe drejtor dege, të cilët kanë detyrimin për verifimin, kontrollin dhe autorizimin final për kryerjen e transaksionit bankar.
Në lidhje me shtetasit e tjerë në hetim, E.Q., I.D., E.K. dhe B.M., u kërkua dhe pranua masa e sigurimit personal ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për veprën penale ‘Falsifikimi kompjuterik’. Nga hetimi rezultoi se këta shtetas kanë kryer veprime dhe transaksione bankare në kushtet kur mungonte kontrata në një ose disa raste duke krijuar premisat për ushtrimin e veprimtarisë sëjashtëligjshme të subjekteve të tjerë të sipërcituar të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur pasurinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



