S’kemi çfarë bëjmë me Diamianin, ne nuk e zgjedhim vetë kundërshtarin
Rri një vit duke denoncuar Gjiknurin se vodhi vota, me të drejtë. Dhe thua me Ramën s’ka marveshje se ai nuk u qëndron marveshjeve dhe nuk garanton zgjedhje të lira. Dhe, pa pritur pa kujtuar del në pozicionin, ne nuk e zgjedhim vetë kundërshtarin, s’kemi çfarë bëjmë. Ouuu!
Po pse sot e mësove ti që nuk e zgjedh vetë kundërshtarin?
Dhe ç’është më e bukura. Ditën që ulet në tavolinë me Gjiknurin, defakto me Ramën, ky i fundit nga ana tjetër i arreston ish kryetarët e komunave të partisë së tij (Farka) p.sh, për tërmetin!!!
Ndërkohë, Vangjush Dakon, njeriun që prodhoi beton, dha leje, lejoi abuzime në Durrës, është i lirë, krah Ramës madje. Vangjushi mo Vangjushi që blen vota!
Vazhdojmë më tutje, ndërtesa në Thumanë, u nxor a pa banueshme nga Bashkia Krujë, brenda të cilës humbën jetën dhe u shuan familje. Kryetari i Krujës është i lirë!.
Unë nuk dua të them se kryetari i Farkës është “akullore”, ai mund të arrestohej për 100 gjëra tjera, por jo për tërmetin.
Kjo është shkurt e shkurt, por dua të them se përballë gjithë kësaj panorame, “unë” qenkam me Ramën ëëë?
Tani “ty” mund të të ketë thënë Rama do ta le pushtetin kësaj radhe, po mos harro se është e disata herë që ta thotë!
“Unë” që të kritikoj ty sot, nuk pretendoj karrigen e Ramës, unë pretendoj një jetë më të mirë për vete dhe familjen, nëse kjo nuk ndodh “hë ti”, “hë Rama”, e kupton(?).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



