S*ks në BBVK? Benita dhe Toney ‘ndizen’ poshtë çarçafëv (VIDEO)
Momente të ngrohta dhe tejet të afërta janë regjistruar mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Toney dhe Benita, të cilët prej ditësh kanë treguar kimi të dukshme.
Teksa qëndronin të shtrirë në shtrat, dhe të mbuluar me çarçaf, Toney shihet teksa afrohet dhe ngjitet sipër Benitës, gjë që e vuri konkurrenten në siklet.
“Mos bëj gjeste që keqinterpretohen,” – i tha ajo, ndërsa Toney vazhdonte të qëndronte pranë saj.
Pas një puthjeje të shkurtër, ai u tërhoq dhe u shtri në shtratin përballë. “Hajde flemë tani,” – i tha, por Benita e refuzoi: “Jo, nuk fle.”
Megjithatë afrimiteti mes tyre vijoi, pasi pak çaste më vonë Toney u rikthye sërish pranë saj, duke e përqafuar dhe puthur.
Këto skena nën çarçaf shkaktuan reagime të menjëhershme te banorët e tjerë, të cilët u shfaqën të irrituar nga zhurma dhe situata.
“Pusho, a je në vete? Sa zhurmë po bëni!”, – u dëgjua Fjolla Morina t’u thoshte.
“Mësohet,” – iu përgjigj me qetësi Benita.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



