SMS te Eni Vasili, reagon Lulzim Basha: Akt i shëmtuar, por është koha të fokusohemi te njëri-tjetri dhe të mundim të keqen
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon pas përgjigjes nga kompania Vodafone, se mesazhi i mbërritur në telefonin e moderatores Eni Vasili, nuk ishte nisur nga ai.
Basha e quan akt të shëmtuar, por thotë se është koha që të fokusohet te siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari.
“Në një shoqëri të lirë duhet të mbizotërojnë gjithmonë e vërteta dhe transparenca! Edhe pse ky akt i shëmtuar ka indinjuar shumëkënd, tani është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari. Ti bëhemi krah njëri-tjetrit në këto ditë të vështira që ta mundim të keqen”, shkruan Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



