“S’mund të justifikohet nga burimet e ligjshme”, pasuria e Martinaj kalon në “sitën” e Prokurorëve
Prokuroria e Tiranës krahas hetimeve në lidhje me ngjarjen në Bllok, ka hetuar dhe aktivitetin financiar për Ervis Martinaj. Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga “Panorama”, shihet se pasuria ka kaluar në “sitë”, për të parë nëse ka probleme apo jo.
Pjesë nga dosja e Prokurisë
“Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare, mbi bazen e materialit referues nga Departamenti i Policise Kriminale me shkresen Nr. 339 prot, date 01.08.2018 ka regjistruar materialin kallzues Nr. 10904, date 24.08.2018. Pasi materiali ka kaluar per trajtim ne “Seksionin e posacem”, eshte proceduar me regjistrimin e procedimit penal Nr. 6980, date 14.09.2018, per vepren penale te “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Ne date 10.10.2018 eshte regjistruar emer i personit qe i atribuohet vepra penale shtetasit E.Martinaj per veprat penale te parashikuara nga nenet 189/1, 197, si dhe 287 te Kodit Penal. Procedimit penal Nr 6980/2018 i eshte bashkuar dhe procedimi penal Nr. 8225/2018 regjistruar per veprat penale te parashikuar nga nenet 197, 198 dhe 180 te Kodit Penal, ndjekur ne nje procedim te vetem me Nr. 6980/2018. Nga aktet e procedimit penal deri ne kete moment procedurial rezulton se shtetasi Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe ne vijim ka blere pasuri ne vlera te konsiderueshme. Menyra e shlyerjes eshte CASH, burimi i te ardhurave eshte i papercaktuar dhe nuk mund te justifikohet me burimet e ligjshme qe ka ky shtetas. Per te konkretizuar kerkimet tona para kesaj gjykate permendim si me poshte disa te dhena te administruara ne fashikullin hetimor”, është kjo një pjesë e dosjes së Prokurorisë me anë të të cilës u kërkua masa e sigurimit në Gjykatë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




