Soreca mesazh të qartë Ramës e Gjonajt: Korrupsioni i shtrirë gjithandej, dënoni zyrtarët e lartë
Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka dhënë një mesazh të qartë nga konferenca e nivelit të lartë AntiKorrupsion, ku po merr pjesë dhe kryeministri Rama, ministrja Gjonaj dhe diplomatë të tjerë.
Soreca u shpreh se korrupsioni në Shqipëri është i shtrirë gjithandej, ndaj kërkoi dënim të zyrtarëve të lartë që sipas tij qytetarët të kuptojnë se askush nuk është mbi ligjin.
“Rezultatet e vetingut janë kyçe në luftën kundër korrupsionit si dhe për të marrë sërish besimin e publikut në gjyqësor dhe organet e zbatimit të ligjit.
Situata e korrupsionit vazhdon të mbetet I shtrirë gjithandej dhe të jetë shqetësim serioz për shtetet anëtare e BE prandaj kjo luftë kërkon përpjekje të mëtejshme të strukturuara dhe dënime të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë që kanë qenë tejet të ulëta dhe ne e kemi thënë në raportet e mëparshme.
Duhen dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë që qytetarët të kuptojnë se askush nuk është mbi ligjin.
Prandaj kemi një pritshmëri të lartë nga SPAK për të rritur kapacitetet e hetimit dhe ndjekjes penale dhe për të ndjekur gjithcka deri në dënimin e formës së prerë”, tha ndër të tjera Ambasadori.
Ambasadorja Yuri Kim ka folur me superlativa për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në konferencën e nivelit të lartë AntiKorrupsion. Diplomatja e SHBA i ka thënë Gjonajt se ajo ka nodoshta punën më të vështirë në Shqipëri por ka treguar vullnet.
“Korrupsioni është një problem i madh, një mal problemesh në Shqipëri.
Ju keni ndoshta një nga punët më të vështira në Shqipëri. Por ju keni treguar vullnet. Dua të japim një duartrokitje për ministren Gjonaj dhe ekipin e saj”, tha ambasadorja e SHBA dhe kërkoi nga të pranishmit të duartrokisnin ministren.
Më tej, ajo tha se është në interesin e SHBA që të ketë një aleat të fortë si Shqipëria.
“Është në interesin tonë që të kemi një aleat që është në gjendje të bëj pjesën e vet. Ne jemi të përkushtuar ndaj një Shqipërie që do zërë vendin e saj në Europë. Qeveria e Shqipërisë po punon në emër të qytetarëve dhe jo interesave të ngushta”, tha Kim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Ambasadorja Yuri Kim ka folur me superlativa për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në konferencën e nivelit të lartë AntiKorrupsion. Diplomatja e SHBA i ka thënë Gjonajt se ajo ka nodoshta punën më të vështirë në Shqipëri por ka treguar vullnet.


