Soreca para gjimnazistëve: Shumë shpejt çelen negociatat e BE me Shqipërinë, kini besim
Kishte zgjedhur gjimnazin Petro Nini në kryeqytet, ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, nga ku dha një mesazh në gjihën shqipe para nxënësve, ku u bëri thirrje të rinjve të kenë shpresë dhe besim se Shqipëria do të jetë pjesë e BE dhe një vend më i mirë.
Në fjalën e tij para gjimnazistëve, Soreca u shpreh:
“Ju keni nje pergjegjesi te madhe mbi shpatulla. Sepse ju i perkisini Shqiperise, ashtu sikurse Shqiperia ju perket juve. Kini besim te Shqipëria, vazhdoni te besoni ashtu siç kam unë besim tek vendi juaj dhe vazhdoni te keni besim se Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë. Së shpejti, besoj qe vertet shume shpejt, do të celen negociatat me Shqipërinë në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE dhe të rikthehet në gjirin e asaj qe uje e them gjithmone, eshte familja juaj natyrale, familja evropiane. Ju jeni e ardhmja e BE. Ndaj duhet të jeni qytetarë më të mirë te mundshem jo vetem të Shqipërisë por edhe të BE”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




