“Sot po dhunohen femrat nga policia, ky është fundi”
Protesta e sotme e opozitës nisi mes përplasje mes banorëve të “Astirit” dhe policisë.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpreh se policia ka përdoruar dhunë ndaj protestueseve femra.
“Kjo është dhunë e paprecedentë. Të dhunohen femrat, të vihet dorë mbi gratë është fundi”- u shpreh ajo përpara kamerave, mjaft e indinjuar.
Ndërkohë, protestuesit kanë thirrur në kor:- “Sandër Lleshi, dil te sheshi!”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



