Sot protesta e 13, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Qytetarët do të mblidhen sërish sot në protestën e 13 radhazi, duke vijuar kërkesat për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si në ditët e mëparshme, grumbullimi pritet të nisë në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku janë përqendruar edhe thirrjet kryesore të protestuesve.
Prej 12 ditësh, qytetarë nga Tirana dhe rrethe të ndryshme të vendit kanë dalë në rrugë, duke kërkuar ndryshim politik dhe duke kundërshtuar qeverisjen aktuale. Protestat janë shoqëruar me pjesëmarrje të lartë, ndërsa sheshi është mbushur çdo ditë me qytetarë që kërkojnë, sipas tyre, një “revolucion” për rikthimin e standardeve demokratike dhe përmirësimin e kushteve sociale.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë edhe në këtë ditë të 13-të, duke theksuar se protesta do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



