Sot protesta e opozistës, ja rrugët që do të bllokohen
Policia e Tiranës ka njoftuar masat e ndërmarra për protestën që do të zhvillohet sot nga Partia Demokratike, përpara Kryeministrisë, nga ora 18:00 deri në 20:00.
Subjekti politik ka njoftuar zyrtarisht Policinë për zhvillimin e tubimit, dhe në përputhje me ligjin “Për tubimet”, autoritetet kanë marrë të gjitha masat për garantimin e mbarëvajtjes së ngjarjes.
Bllokime dhe kufizime në qarkullim
-
Nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në:
-
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
-
Sheshi “Nënë Tereza”
-
Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Ibrahim Rugova”
-
Rruga “Papa Gjon Pali II”
-
Bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit
-
-
Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në:
-
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”
-
Rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”
-
Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë kufizime shtesë në akse të tjera rrugore, ndërsa është marrë masa për deviimin e qarkullimit në rrugë alternative për qytetarët.
Masat në godinën e Kryeministrisë
Godina e Kryeministrisë është blinduar për shkak të frikës nga aktet e dhunës, ndërsa dyert e Këshillit të Ministrave janë blinduar dhe është hequr instalacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtime si në protesta të mëparshme.
Apeli i Policisë
Qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjen me automjete në zonat e bllokuara dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar pjesëmarrësit dhe për të garantuar lëvizjen e sigurt në kryeqytet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



