SOT RAPORTON ARTA MARKU NË KUVEND, JA PIKAT ‘E NXEHTA’ TË SEANCËS PLENARE
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare. Mësohet se sot do të raportojë Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku për raportin vjetor te organit të akuzës.
Kjo e fundit ishte parashikuar që do të raportonte seancën e kaluar, por mungoi, ndërsa u justifikua se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të ishte në seancë.
Sakaq, një pikë tjetër e rendit të ditës është edhe miratimi i ndryshimeve ligjore në Kodin Penal, ku përfshihet edhe ‘krimi zgjedhor’.
Ditën e djeshme Komisioni i Ligjeve i miratoi këto ndryshime, ku mes të tjerash u bë me dije se kush pengon zgjedhjet do t’i ndalohet 5-10 vjet lëvizja jashtë vendit.
Po ashtu sot do të ketë interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku kërkuar nga deputeti, Artur Roshi.
Rendi i ditës:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







