Sot seanca plenare, votohet komisioni anti-SPAK
Këtë të enjte do të mbahet seanca plenare e radhës, në orën 10:00.
Në rendin e ditës është ngritja e Komisionit të Posaçëm të propozuar nga mazhoranca.
Ky komision anti-SPAK do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe ka si synim kontrollin e SPAK.
Në projektvendim saktësohet se Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare.
Për ngritjen e komisionit anti-SPAK mazhoranca nuk ka mbështetjen e opozitës, e cila është shprehur kundër saj. Deputetët e Lulzim Bashës kanë deklaruar më herët se janë kundër ngritjes së tij.
Nga ana tjetër, edhe Gazment Bardhi deklaroi dje se Grupi Parlamentar i PD-së nuk do të votojë për komisionin anti-SPAK
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



