E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK a do të hetojë mafien e pronave në jug?
Lajme

SPAK a do të hetojë mafien e pronave në jug?

Drejtësia e Vlorës ka mbrojtur krimin

Mbas zaptimit të tokave, ndërtimit të paligjshëm dhe legalizimit të objekteve pa leje, si dhe korrupsionit të ushtruar në gjykatat dhe prokurorinë e Vlorës, mafia e pronave në jug të vendit po feston dhe po pasuron çdo ditë në kurriz të qytetarëve.

Në krye të këtij rrjeti që prej vitesh ka uzurpuar prona publike e private qëndrojnë individë të lidhur me politikën dhe drejtësinë, të cilët kanë gjetur mbështetje në institucionet që në vend të zbatimit të ligjit, i kanë shërbyer krimit.

Një nga figurat më të njohura të kësaj skeme është Vezir Gjikoka, djali i xhaxhait të Helidon Gjikokës, një tjetër emër i përmendur shpesh në aferat e ndërtimit pa leje. Siç është bërë publik më herët, ndaj Helidon Gjikokës rëndojnë shtatë kallëzime penale, por ai nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, prokuroria dhe gjykata e Vlorës e kanë favorizuar hapur, duke u bërë pjesë e një zinxhiri korruptiv ku prona dhe pasuria publike janë kthyer në plaçkë.

Vezir Gjikoka, i njohur për lidhjet me botën e krimit dhe oligarkët, nuk është ndëshkuar as për aferën e Helidon Gjikokës dhe as për atë të Jorgo Goros. Për më tepër, në videon e fundit të publikuar shihet qartë se pas zaptimit të pronës në Dhërmi nga Helidon Gjikoka, grupi i bën thirrje Vezirit të mos bashkëpunojë me organet e drejtësisë. Kjo tregon hapur kapjen e institucioneve nga interesat mafioze.

Në këtë situatë, pyetjet drejtuar SPAK janë të qarta dhe të domosdoshme:

A do të hetohet afera e lejimit të ndërtimit pa leje dhe favorizimit korruptiv të kryer nga prokuroria dhe gjykata e Vlorës?

Si është e mundur që një individ ndërton mbi 200 m² pronë pa asnjë leje dhe nuk dërgohet para drejtësisë?

A do të hetohet marrëdhënia korruptive dhe përfitimi i ndërsjellë mes Helidon Gjikokës dhe Vezir Gjikokës?

A do të hetohet se si Vezir Gjikoka bëri pronar djalin e xhaxhait të tij, Helidon Gjikokën, të 12 objekteve që më parë i kishte vetëm me qira?

Kjo është një provë e qartë se drejtësia e kapur nga korrupsioni në Vlorë ka mbrojtur krimin, ka favorizuar oligarkët dhe ka lejuar mafien e pronave të bëhet zot i ligjit./ Av Arben Llangozi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.