SPAK çon në gjyq punonjësin e Kadastrës dhe dy të tjerë në Fier
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për dërgimin në gjyq të tre të pandehurve të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv. Të pandehurit janë:
• Endri Ngresi, punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Fier, i akuzuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 259, paragrafi 2, të Kodit Penal.
• Ardjan Kumanaku, i akuzuar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 244, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal.
• Afërdita Vidhi, e akuzuar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 244, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal.
Hetimet kanë zbuluar se Afërdita Vidhi, në bashkëpunim me Ardjan Kumanakun, i kanë dhënë një shumë prej 2,000 eurosh Endri Ngresit, me qëllim pajisjen me dokumente legalizimi të shtëpisë së saj në Fier.
Ky rast nënvizon përkushtimin e SPAK për të luftuar korrupsionin në institucionet publike dhe për të ndjekur penalisht individët e përfshirë në veprime të paligjshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



