SPAK dhe BKH “zbarkuan” në Kadastrën e Vlorës/ Dosjet e sekuestruara në pronësi të ish-Prokurorit të Sarandës, prezantohet drejtori i ri!
SPAK dhe BKH kanë zbarkuar në Agjensinë Kombëtare të Kadastrën në Vlorë. Burimet brenda institucionit sqarojnë se po hetohen dhe sekuestrohen disa dosje kryesisht në territorin e Bashkisë së Himarës, në bregdet.
Këtë të premte në institucion është bërë edhe prezantimi i drejtorit të ri, Reinard Meta. Meta është emëruar pas depozitimit të dorëheqjes nga Klodian Troci. Troci drejtoi institucionin për 9 muaj.
Dorëheqja e Trocit, ka pasur si motivacion arsye familjare ndërsa dorëheqjet kanë nisur në disa prej institucioneve të Vlorës, pas largimit të Gjiknurit si drejtues politik.
Një ditë më parë, dorëheqjen e ka depozituar edhe Afrim Qendro nga posti i zëvendëskyretarit të bashkisë së Vlorës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



