SPAK kërkon dënimin e Etleda Çiftjas, rekurs për anëtaren e KPK në Gjykatën e Lartë, mori pafajësi në dy shkallët e gjyqësorit
SPAK ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë për Etleda Çiften, komisioneren e vetting-ut.

Kjo e fundit ka marrë pafajësi në të dyja shkallët e gjyqësorit nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve për përdorim dhe fshehjes së pasurisë.
Relatori i çështjes në gjykatën e lartë është caktuar Sandër Simoni.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënimin me 1 e 6 muaj vit burg për komisioneren e vettingut.
Por dënimi i saj me burg u pezullua dhe SPAK kërkoi dënimin përfundimisht me 2 vjet shërbim prove.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



