E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK i “pret” peshqit e vegjël, po lavatriçet e mëdha të betonit kush i fik?
Lajme

SPAK i “pret” peshqit e vegjël, po lavatriçet e mëdha të betonit kush i fik?

Operacioni i fundit i SPAK-ut ka bërë xhiron e mediave: 20 masa sigurie, 128 milionë euro të sekuestruara dhe një goditje e fortë ndaj një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës që i kthente paratë në beton luku, resorte dhe kulla.

Por, ndërsa bilanci në letër duket mbresëlënës, në prapaskenë pyetja që djeg është një tjetër: Pse rrjeta e SPAK-ut kap gjithmonë “peshqit” e mesëm dhe i shmanget oligarkëve e prestanomeve (gjobëvënësve dhe emrave të rremë) që kanë kthyer Tiranën dhe bregdetin në një lavatriçe gjigante parash?

Pas rënies së Ilir Shtufit, i konsideruar si një nga pastruesit kryesorë të parave në ndërtim dhe “pupeti” i Zen Berishës, sytë janë drejtuar nga skandali i radhës. Pse disa emra mbeten të paprekshëm?

Mungesat VIP në Listën e SPAK: Nga “Gimi i Redbullit” te “Dhjusi” i Kullave

Ndërsa dhjetëra persona përfunduan në pranga, emra të rëndësishëm të botës së biznesit që lundrojnë në ujëra të turbullta financiare nuk janë shqetësuar as për një thirrje të thjeshtë në prokurori.

Agim Zeqo (“Gimi i Redbullit”): I njohur në qarqet e biznesit si urë lidhëse mes investitorëve të dyshimtë dhe projekteve miliardere në ndërtim. Edhe pse emri i tij figuron në disa sinjalizime dhe kallëzime ndër vite për transaksione të dyshimta dhe blerje tokash, për SPAK-un ai mbetet “i padukshëm”.

Qeveria i fal 10 mijë m² tokë "strategjikut" Agim Zeqo në Korçë për  resortin luksoz 18 mln euro |

Dhjus Bushaj (Klani Frangaj): Rasti klasik i “shoferit të katapultuar në oligark”. Emri i tij figuron në letra si pronar, por në botën e biznesit njihet si një oligarchy puppet që mbyll llogaritë e kokave të mëdha mbi të.

Bardhjus Bushaj dhe Gjysho Merko, oligarkët e kullës tek liqeni kanë  përfituar 56 Miliard Lekë

Masakra mbi Farkën: 17 Kulla nga “Lion Construction”

Aty ku punëtori mesatar shqiptar e ka ëndërr të blejë një garsonierë, dyshja e famshme e betonit, Dhjus Bushaj dhe Erion Gina (kunati i Sandrit), kanë marrë bekimin për një projekt monstruoz: 17 kulla nga 30 kate secila në zemër të Liqenit të Farkës.
Pasi i zunë frymën Parkut të Madh me “Lion Residence” dhe ndotën Zogun e Zi me “Lion Park 2”, kompania e tyre po zhduk njërën prej të paktave zona të gjelbra të mbetura në Tiranë.

“Xhupi i Kuq Burberry”, Ish-të Dënuarit dhe Biznesmenët “Kameleonë”

Lavatriçja e ndërtimit në Shqipëri ka personazhe nga më ekzotikët, të cilët mbrohen nga një imunitet i pashpjegueshëm:
Mand Lilo (Arlis Construction): I njohur ndryshe si “xhupi i kuq Burberry” i kullës Eyes of Tirana. Pronari i pallatit tek Farmacia 10 (që u dogj si karton duke lënë qindra qytetarë në rrugë), vazhdon të jetë një nga përfituesit më të mëdhenj të lejeve të ndërtimit në kryeqytet dhe Farkë.

Edi Rama: Pallatin që u dogj, do e rindërtojë 100% vetë Mand Lilo

Arben Reli: Një rekord i pastër penal me dënime për falsifikim dokumentesh në vitin 2021, arrestime në vitin 2016 për ndërtim pa leje në Farkë dhe shpallje në kërkim në vitin 2020. Megjithatë, projektet e tij nga Korça në Tiranë vazhdojnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Fatmir Bektashi: “Biznesmeni blu me gjak shumëngjyrësh”. Edhe pse është nën hetim zyrtar për dosjen e nxehtë të ish-kompleksit “Partizani” nën akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ai sapo ka siguruar një leje të re për një kompleks masiv në rrugën e “Turdive” tek Liqeni i Farkës.

Prapaskena | Prapaskena

Dinastitë e Reja të Betonit: Nga Bulevardi i Ri në Jug të Shqipërisë

Skema nuk ndalet te biznesi i pastër, ajo shtrihet thellë në lidhjet familjare të pushtetit:

Artan Sako, vëllai i kryebashkiakut të Tepelenës, Gramoz Sako, ka siguruar përmes kompanive “2T” dhe “Be-Is” lejen për një kullë tjetër gjigante 27-katëshe në Bulevardin e Ri, duke konfirmuar se densiteti i tejskajshëm dhe zhvatja e truallit janë kthyer në sport kombëtar.
Ndërkohë, në Jug të vendit, Erion Gina (klani Frangaj) së bashku me Lenc Gjikurinë po zgjerojnë perandorinë e hoteleve dhe vilave luksoze në Palasë, Dhërmi e Kondraq. Skema e tyre e fundit? Kamuflimi dhe përfshirja e emrave të futbollistëve të kombëtares për të ligjëruar paratë me burime të dyshimta.

Prapaskena | Prapaskena

Pyetja që mbetet për SPAK: 20 të arrestuarit e sotëm janë thjesht hiri i radhës që i hidhet syve të publikut, ndërsa zjarri i vërtetë i pastrimit të parave vazhdon të ndizet në zyrat e oligarkëve të paprekshëm?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.