E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK jep pretencën për Fredi Belerin në 13 shkurt
Lajme

SPAK jep pretencën për Fredi Belerin në 13 shkurt

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Fredi Belerin, i cili është vendosur nën akuzë për shitblerje votash.

Seanca e radhës do të mbahet me datë 13 Shkurt në orën 14:00, ku do të lexohet pretenca nga Prokuroria.

Në një deklaratë për mediat avokati i tij tha se Beleri ka qenë i dënuar më parë, kur ishte i ri. Ai shtoi se  është e qartë se gjykata do ta dënojë e se procesi ka qenë i parregullt që nga fillimi, teksa thotë se GJKKO nuk pranon asnjë prove të tyren.

“E tha dhe specialistja tha se ai është i padënuar është rehabilituar. Ka pasur një dënim kur ka qenë i ri, një njeri nuk mund të rri për 20 vite, nuk ta shpjegoj dot veprën penale, aty e keni… Sot procesi pati edhe një dimension tjetër të paligjshme. I kërkon informacion në lidhje me pagesën e Arsen Ramës. Nuk kanë guximin të marrin asnjë prove në fund. Duket qartë se duan të dënojnë. Kur je i dënuar të jep historikun. Se pranoi gjykata nuk pranon asgjë tonën. Te gjykata Kushtetuese gjithë vëmendja është te GJK”, tha ai.

Ndërkohë, në seancën e sotme, dëshmoi specialistja në Drejtorinë e Burgjeve, Anila Paci, lidhur me dëshminë e penalitetit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Në dëshminë e saj, Paci hodhi poshtë pretendimin e Belerit se është falsifikuar dëshmia e penalitetit. “Kur vijnë kërkesa individuale  dhe personi e bën kërkesën vetë, për shkak të rehabilitimit e japim: i padënuar. Kur e kërkojnë institucionet edhe pse kanë akses, ne u japim të gjitha të dhënat e regjistrit të gjendjes gjyqësore, pra që është i dënuar”, tha ajo.

Kujtojmë se vetëm 3 ditë më parë, Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e Belerit për t’u betuar si kreu i bashkisë Himarë. Beleri akuzohet se ka blerë vota në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.