E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg  për ish-kryebashkiakun Safet Gjici
Lajme

SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun Safet Gjici

SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg  për ish-kryebashkiakun Safet Gjici.

SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, duke kërkuar 4 vite e 6 muaj dënim me burg. Po ashtu kërkohet që për Gjicin të hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Sakaq, për Alma Kaçaj, SPAK ka kërkuar dënim me burg 1 vit e gjashtë muaj, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 1 vit burg.

Kujtojmë se ish kryebashkiaku i Kukësit, u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK. Safet Gjicit i janë vënë prangat në një lokal në afërsi të banesës së tij pranë vilave gjermane në Tiranë,  ndërsa akuzohet për korrupsion pasiv.

Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor, menjëherë pasi në media u publikua një video ku shfaqet në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë. Fillimisht ndaj tij nisi hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa pas publikimit të pjesës së dytë të videos ku Alma.K shfaqej teksa i kërkonte Gjicit një tender për shoqatën e saj të qenve, SPAK ka nisur hetimet për korrupsion.

SPAK dyshon se Safet Gjici ka favorizuar Alma.K duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.