E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kërkon 5 vjet burg për ish-deputetin  e inceneratorëve  Alqi Bllako
Lajme

SPAK kërkon 5 vjet burg për ish-deputetin e inceneratorëve Alqi Bllako

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar sot shpalljen fajtor të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako në lidhje me skandalin e korrupsionit në inceneratorin e Tiranës.

Organi i akuzës kërkon për Bllakon dëmin me 5 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike për akuzat korrupsion pasiv të funksionarëve shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë.

Seanca e radhës për çështjen e tij do të mbahet më 7 mars.

Bllako, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, akuzohet për “korrupsion pasiv” në dy raste, në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Ai akuzohet se përfitoi rreth 120 mijë euro rryshfet, si pagesë për makinerinë e verërave të të atit, Edmond Bllako, dhe 7 milionë e 520 mijë lekë nga shoqëria koncesionare për ndërtimin e inceneratorit për Vladimir Bezhanin, i cili ishte këshilltar i jashtëm i ish-ministrit Lefter Koka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.