SPAK lëshohen 7 urdhër-arreste për një vrasje
Mes tyre “Pole Qorri” dhe Ervis Matodoshaj
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një operacion në kuadër të hetimeve për një ngjarje të rëndë kriminale, duke lëshuar shtatë urdhër-arreste ndaj personave të dyshuar si të përfshirë.
Mes personave për të cilët është firmosur masa e arrestit janë edhe Flodian Plaku, i njohur ndryshe si “Pole Qorri”, si dhe Ervis Matodoshaj.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se një pjesë e personave të shpallur në kërkim ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë. Dy prej tyre rezultojnë të arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë.
Sipas të njëjtave burime, operacioni i SPAK është zhvilluar pas zbardhjes së një vrasjeje të ndodhur më herët, hetim që ka çuar në identifikimin e personave të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Hetimet për çështjen vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin detaje të tjera mbi rolin e secilit prej të dyshuarve në këtë ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



