SPAK “zbarkon” me kontrolle dhe në bazat e Troplinëve në Durrës
Në vijim të aksionit të SPAK, kontrollet janë shtrirë edhe në Shkozet të Durrësit, në ambiente të lidhura me familjen Troplini.
Sipas të dhënave të bëra publike, kontrolle janë kryer në banesën e Xhevdet Troplinit, i njohur me nofkën Poja, si dhe në banesën e nipit të tij, Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës.
Elvis Doçi është shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të hetimeve për një grup të dyshuar kriminal.
Kontrollet në Shkozet janë pjesë e aksionit të gjerë të SPAK, i cili gjatë ditës ka prekur disa persona dhe struktura të rëndësishme.
Më herët, në kuadër të të njëjtit aksion, u bë me dije se ndaj drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, është caktuar masa e arrestit në shtëpi, ndërsa ajo është pezulluar nga detyra.
Po ashtu, kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Aksioni i SPAK vijon dhe pritet që në orët në vijim të bëhen publike të tjera detaje mbi personat dhe objektet që janë përfshirë në hetim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



