E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në lidhje me dosjen e privatizimit  të ish-fabrikës së bukës
Lajme

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-fabrikës së bukës

Të enjten, Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen hetimore ndaj Arben Ahmetajt në lidhje me privatizimin e shoqërisë “Buka” sh.a. Avokatët kanë 10 ditë kohë për të çuar pretendimet e tyre dhe më pas dosja do të shkojë në gjykatë.

Ndaj Ahmetajt është ngritur akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliardë lekë.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimin për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari, i cili sipas SPAK, edhe përfitoi nga privatizimi në kohën kur Ahmetaj ishte ministër i Financave. Por vetëm këtij të fundit i është komunikuar akuza përmes avokatit të tij.

Nuk kanë qenë të pakta reagimet e Arben Ahemtajt nga arratia për këto akuza.

Ai ka “shigjetuar” mediat e inceneratorëve, teksa ngre pyetjet se si ka mundësi që lajmi për privatizimin më parë doli nga ato dhe hedh dyshime nëse po tentojnë t’i bëjnë presion që të mos flasë.

Ahmetaj thekson se edhe nëse është ky qëllimi, nuk do të ndalojë së foluri, ndërsa publikoi raportin e ekspertit kontabël dhe dokumentet e firmosura prej tij në vitet 2014, 2015 dhe 2018.

Ish-ministri i Financave i cilëson akuzat e ngritura ndaj tij si një akt të dytë tragji-komedie të politiko-drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.