SPAK nis hetimet ndaj anëtarit të KLP, Olger Eminaj për skamdalin
Transmetimi në emisionin “STOP” i skandalit seksual, ku një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë i kërkon favore seksuale një zonje të divorcuar dhe të dhunuar nga ish-burri, ka çuar Prokurorinë e Posaçme SPAK të nisë menjëherë hetimet.
Anëtari i KLP-së i çon foto të organit gjenital denoncueses
Procedimi penal është nisur kryesisht duke marrë shkak nga publikimi i pamjeve filmike, ku shfaqej në një bisedë seksuale e shoqëruar me foto intime anëtari i KLP-së, Olger Eminaj, dhe një grua tjetër, e cila kishte shkuar në KLP për t’u ankuar ndaj prokurores së Tiranës, Rovena Zoto.
Rasti ka tërhequr vëmendjen e gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, por njëkohësisht edhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Me urdhër të prokurorit të gatshëm është ngarkuar një oficer i BKH-së për të tërhequr materialin e administruar nga gazetarët e emisionit “STOP”.
Pritet që materiali t’i vihet në dispozicion BKH-së, ndërsa në ditët në vijim do të thirren për t’u marrë në pyetje të gjithë protagonistët e këtij investigimi, përfshirë prokurorin Eminaj dhe gruan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



