E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK nis hetimin pasuror për deputetin socialist
Publik News

SPAK nis hetimin pasuror për deputetin socialist

 

SPAK nis hetimin pasuror ndaj deputetit socialist Rrahman Rraja, në bazë të ligjit anti-mafia. Mësohet se në verifikim pasuror janë dhe dy nipat e socialistit Rraja, Ramazan e Fioralb Rraja, të cilat u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar anti-drogë.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 6 shtetas shqiptarë dhe dy të huaj, mes tyre Ramazan Rraja dhe Fioralb Rraja. Hetimet vijuan në bashkëpunim me autoritetet në Belgjikë dhe Gjermani.

Në harkun kohor të 3 viteve nisur nga 2018 këtij grupi ju sekuesteua 1.2 ton kokainë. Ndërkohë, gjatë operacionit të dy ditëve më parë u sekuestruan 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Gazetari Arsen Rusta mëson se pas këtij operacioni dhe përfshirjes së anëtarëve të fisit Rraja, familjarë të afërt të deputetit socialist Rrahman Rraja, SPAK nëpërmjet ligjit anti-mafia të vitit 2009 ka nisur hetimin pasuror ndaj tre personave të lartpërmendur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.