E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spak urdhër arresti për ish-deputetin socialist Arben Ndoka
Lajme

Spak urdhër arresti për ish-deputetin socialist Arben Ndoka

Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka është shpallur në kërkim me urdhër të SPAK.

Arben Ndoka u shpall në kërkim në kuadër të megaoperacionit të mëngjesit të sotëm, ku u lëshua nga Prokuroria e Posaçme 50 urdhërarreste.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar në vitin 2019 pasurinë e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili u arrestua në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

Kujtojmë se nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me grupin e Avdylajve të Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Pronat ishin përfituar në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.