Spiropali: Meta synon t’i marrë opozitën Bashës
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, theksoi në emisionin ‘Real Story’ në News 24, se mazhoranca socialiste do të bëjë çdo gjë për mbrojtur Republikën Parlamentare.
Duke komentuar protestën e njoftuar nga presidenti Ilir Meta, më 2 mars, Spiropali paralajmëroi se ajo do të jetë e dhunshme. Sipas ministres, Meta ka zgjedhur muajin mars, kur do të vendoset për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, “për të sulmuar pabesisht”.
“Ka zgjedhur datën 2 mars për të mbledhur njerëzit në një protestë të dhunshme. Ka zgjedhur këtë kohë për të sulmuar pabesisht”, tha ajo.
Elisa Spiropali është gjithashtu e mendimit se me këtë lëvizje, Ilir Meta po synon t’i marrë Lulzim Bashës drejtimin e opozitës.
“Zgjedh të bëjë puç shteti ndaj Lulzim Bashës dhe t’i marrë opozitën. Po merr peng Lulzim Bashën”, tha ministrja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



