E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spitali 500 metra larg, ambulancës i duhen 30 minuta të shkojë në vendngjarje
Lajme

Spitali 500 metra larg, ambulancës i duhen 30 minuta të shkojë në vendngjarje

Rreth orës 16:00 të ditës së sotme, Erjon Çela, vëllai i tij, Blerim Çela, daja i tij, Edmond Crroj dhe Arben Dani ishin ulur në lokalin “Focus” në zonën e njohur si “Fantino” në Don Bosko për të pirë kafe.

15 minuta më vonë, një automjet tip Benz me targa të vjedhura vjen nga rruga e Spitalit të Traumës dhe ndalon para lokalit. Një person del nga dera e pasme e makinës me një kallashnikov në dorë dhe gjuan një breshëri plumbash drejt lokalit.

Futet në makinë dhe automjeti largohet me shpejtësi drejt Laprakës pa lënë asnjë gjurmë. Një kaos i madh përfshin lokalin e tejmbushur me njerëz.

Gra e burra që dilnin të tmerruar, me duart në kokë dhe duke ulëritur. Nga vendi nuk kanë lëvizur të sulmuarit.

Erjon Çela vdes në vend, ndërsa plagosen Blerim Çela, Edmond Crroj, Azbi Selami dhe kamerieri 19-vjeçar i lokalit, Azbi Selami.

Edhe pse spitali i Traumës ishte 500 metra larg, ambulancës i duhen 30 minuta të shkojë në vendngjarje. Menjëherë çohen në spital të plagosurit. Viktimën Erjon Çela, nuk e luan njeri nga vendi, pa ardhur ekspertiza.

Pista që po dyshon policia është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi 41-vjeçari Edmond Crroj, i identifikuar si daja i viktimës dhe njërit prej të plagosurve kishte precedent të theksuar kriminal në shtetin italian.

Viktima dhe të afërmit ishin me origjinë nga Dibra, por jetonin në Maminas. Çela raportohet se kishte një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarje, e ku shiste cigare. Kjo ishte dhe arsyeja se përse ai ulej gjithmonë në ngjitur me xhamin, për të monitoruar biznesin e tij.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë kryeqytetin por ende asnjë shenjë nga autorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.