S’po dimë çfarë hamë, Kroacia bllokon specat nga Shqipëria
Autoritetet kroate kanë ndaluar hyrjen e një sasie të konsiderueshme specash që vinin nga Shqipëria, pasi në përbërjen e tyre janë zbuluar pesticide të ndaluara.
Sipas raportimeve paraprake, në perimet shqiptare janë gjetur substanca të rrezikshme si Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad, të cilat janë të ndaluara për përdorim në Bashkimin Evropian për shkak të rrezikut që paraqesin për shëndetin e konsumatorëve.
Aktualisht nuk është bërë e ditur sasia e saktë e ngarkesës së bllokuar, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për të sqaruar situatën dhe për të marrë masa në lidhje me këtë rast.
Ngjarja ngre shqetësime serioze për sigurinë ushqimore dhe kontrollin e produkteve bujqësore që eksportohen nga Shqipëria drejt tregjeve evropiane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



