E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Stabilitet pa demokraci nuk ka”,  kreu i opozitës: Ja çfarë presim nga ndërkombëtarët
Politikë

“Stabilitet pa demokraci nuk ka”, kreu i opozitës: Ja çfarë presim nga ndërkombëtarët

Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha, duke folur për situatën në të cilën ndodhet vendi, theksoi se nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë.

I ftuar në emision “360 gradë”, ai i bëri një kërkesë faktorit ndërkombëtarë që të “flasin hapur për problemet që ka Shqipëria me demokracinë, me zgjedhjet e lira, me respektimin e lirive, me ndarjen e pushtetit, me drejtësinë e kapur, me mediat nën presion, etj”.

“Nuk ka rezistencë për faktorin ndërkombëtar. Duhet të kuptojmë dy gjëra, që tu flasim hapur ndërkombëtarëve. Për një kohë të gjatë, interesi i tyre ka qenë stabiliteti dhe kanë mbyllur ndonjëherë ndonjë sy edhe kur kanë parë udhëheqës autokratë të korruptuar, të cilët kanë përdorur fasadën e stabilitetit për të akumuluar pushtet e pasuri në kurriz të qytetarëve. Por tani po kuptohet se stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë, se stabiliteti i rremë, pas njerëzve të fortë, të cilët bëjnë aleanca me të tjerë njerëz të fortë, shkatërrojnë institucionet dhe vjedhin popullin e tyre, në fund të fundit çojnë në destabilizim të situatës.

Ne kemi detyrë që propagandës së madhe që Rama ka bërë në drejtim të faktorit ndërkombëtar ti kundërvëmë faktet dhe të vërtetat. Ai ka avantazhin e një makinerie të madhe e të shtrenjtë, ne kemi një avantazh më të madh, ne kemi faktet, argumentet dhe të vërtetën mbi bazën e këtyre elementëve, duket qartë se ne kemi në anën tonë edhe qytetarët. Kërkesa që ne i shtrojmë faktorit ndërkombëtar është fare e thjeshtë: ne duam që ju të flisni hapur për problemet që ka Shqipëria me demokracinë, me zgjedhjet e lira, me respekrtimin e lirive, me ndarjen e pushtetit, me drejtësinë e kapur, me mediat nën presion, etj. Ne kërkojmë që në këto fusha të zbatohen të njëjtat parime e standarde siç zbatohen në vendet e tyre. Kështu do ta ndihmojnë Shqipërinë që të dalë nga kjo krizë dhe të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane”, u shpreh Basha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.