E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Strasburgu rrëzon vetingun/ Halimi: Një lajm i mirë për gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm
Publik News

Strasburgu rrëzon vetingun/ Halimi: Një lajm i mirë për gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm

Nga Eduart Halimi/

Strasbourgu i jep të drejtë prokurorit Besnik Cani! Një vendim drejtësie! Një lajm i mirë për reformën në drejtësi, gjyqtarët e prokurorët e ndershëm e të përkushtuar!

Për Besnikun, prokuror prej 25 vjetësh dhe bashkëshorten e tij, mjeken Liri, që jetojnë në një apartament modest në Laprakë, dy djemtë e tij studentë, ky është padyshim një i vendim i jashtëzakonshëm që rivendos dinjitetin dhe integritetin e humbur padrejtësisht pas një pune e përkushtimi të gjatë!

Për ne, mua dhe skuadrën time të avokatëve të talentuar, është një fitore e rëndësishme, që nga përzgjedhja e çështjes si udhëheqëse, (duke lënë pas 100% të kërkesave të bëra nga qindra gjyqtarë, prokurorë, avokatë, e studio ndërkombëtare ligjore të famshme në Europë) e deri në betejën në gjykim dhe sigurisht në fitoren përfundimtare të sotmen!

Për reformën në drejtësi, gjyqtarët e prokurorët e ndershëm, ky është një lajm i shkëlqyer! Nuk ka dyshim se reforma në drejtësi u nis me një qëllim të mirë që bëri 140 deputetët (dhe mua) ta miratonin në 2016, por planifikimi dhe zbatimi i saj u bënë jo mirë e madje keq në shumë raste!

Vendimi i sotëm jep shembullin e mirë se nëse zbatimi i ligjeve krijon probleme, ato mund të korigjohen, se nëse gabimisht gjyqtarë e prokurorë të ndershëm janë larguar, ky gabim mund te korigjohet! Dhe ky është padyshim një lajm i mirë për drejtësinë, për gjyqtarët e prokurorët e ndershëm në këtë vend, dhe një motivim në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të sistemit të drejtësisë!

Urime Besnik për rikthimin e dinjitetit dhe suksese në punën në vijim!

Suksese dhe faleminderit skuadrës sime të shkëlqyer të avokatëve që më mbështetën në këtë proçes të gjatë!

Vlerësim për avokatët e shtetit që përfaqësuan Shqipërinë, me profesionalizëm e korektësi në respekt të rregullave të ECHR Strasbourg!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.