E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stresi: ‘E dashura më ndjek më GPS. Ja reperi i vetëm që do të ftoj në dasmë’
Publik News

Stresi: ‘E dashura më ndjek më GPS. Ja reperi i vetëm që do të ftoj në dasmë’

Çapkënllëqeve duket se u ka ardhur fundi për Stresin. Reperi i njohur trazovaç tashmë është sistemuar dhe vajza që  duket se ia ka futur të dyja këmbët në një këpucë, ëështë fqinja e tij simpatike, Keisi, e cila ndjek studimet në Kanada.

21-vjeçarja i ka rrëmbyer zemrën Stresit dhe siç ka rrëfyer ai, gjithçka ka nisur kur nëna e saj i kërkoi atij që ta ruante nga ngacmimet e djemve të lagjes.

“Nisi tre vite më parë, kur, si i pari i lagjes që jam, nëna e Keisit më kërkoi që të kujdesesha për të bijën, pra, ta mbroja nga ngacmimet e djemve të tjerë. Unë, të them të drejtën, e kisha parë në lagje dhe herën e parë që e ftova në kafe, isha në tavolinë me dy shokë. Pasi piu kafen, u çua para nesh nga tavolina dhe në atë moment unë u thashë shokëve: ‘Shikoni, a do e kthejë kokën nga unë, se unë nuk do e kthej’. ‘Po.’- më thanë ata, ‘E ktheu, shikoje dhe ti!’. Unë nuk e pashë, sepse e dija që pas kafes do të ishte ajo që do më shkruante e para. Dhe ashtu ndodhi. Keisi më shkroi në Instagram, ku më falenderoi për kafen dhe respektin që i kisha dhënë në tavolinë. Më pas, lamë një tjetër takim të nesërmen dhe kështu nisi gjithçka.”-ka rrëfyer reperi.

Por lidhja e tyre ka pasur edhe problemet e veta dhe siç ka rrëfyer Stresi, jeta e tij prej artisti është bërë shpesh shkak për zënka mes tyre. “Ajo është shumë xheloze dhe me të drejtë…”-është shprehur ai, duke theksuar se kërkesa e saj e vetme është që ai të mos fikë celularin. Dhe për habinë e të gjithëve, Stresi ka rrëfyer se ai dhe Keisi kanë instaluar GPS në celularët e njëri-tjetrit, për të parë në çdo moment se ku ndodhen. “Për momentin e kontrollojmë njëri-tjetrin me (GPS), me të cilin jemi lidhur nga smartphonet tanë dhe shohim çdo lëvizje tonën, pra, ku shkojmë e çfarë bëjmë. Ishte ideja e saj për të instaluar GPS-in në celularët tanë dhe unë e pranova pa problem.”-është shprehur Stresi.

Martesa e tij ka qenë një ndër temat më të diskutuara në mediat rozë së fundmi dhe duket se Stresi dhe e dashura e tij, Keisi i kanë planet e qarta. “Ne e kemi bërë planin tonë të ceremonisë së dasmës, që do të jetë totalisht private dhe jashtë Shqipërisë. E kemi menduar ta organizojmë në Greqi, pasi është dëshira e Keisit që ta organizojmë ceremoninë e martesës në ishullin Santorini. Do të jetë dasmë super moderne dhe në planin tonë.”-është shprehur reperi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.