E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stresi flet për ndarjen nga Keisi: Unë e kaloj shpejt çdo gjë!
Publik News

Stresi flet për ndarjen nga Keisi: Unë e kaloj shpejt çdo gjë!

Ndarja e Stresit nga e fejuara e tij, Keisi, ka bërë bujë në media dhe dyshja vazhdon të jetë shumë e komentuar për shkak të postimeve që bëjnë në rrjete sociale. I ftuar në emisionin e Roza Latit, “Bukë me vete”, Stresi sqaroi se asnjë nga postimet e tij nuk ka qenë për Keisin dhe shtoi se ai e kalon shpejt ndarjen.

keisi stresi

 

 

“Unë s’kam postuar dhe s’do postoj kurrë për këtë punë. Janë çështje që nuk është hera e parë që i kaloj. Jam shumë i fortë. Unë e kaloj shumë shpejt çdo gjë”, u shpreh Stresi, duke folur për herë të parë publikisht për ndarjen.

stresi keisi

Në periudhën që ka qenë brenda në burg, Keisi ka qenë mbështetja më e madhe për Stresin. Rrjetet sociale të saj çdo ditë kishin postime që kishin lidhje me reperin shqiptar. Kujtojmë që një vit më parë Stresi dhe Keisi treguan se u martuan, por nuk bënë dasmë.

keisi stresi1

“Ne të martuar jemi, por nuk kemi bërë dasmë. Planet i kemi, por me kismet, sepse është pak vështirë. Unë kam familjen jashtë dhe Stresi është duke mbaruar albumin e fundit. Unë e mbështes në karrierë, por për të dy, ai duhet ta bëjë këtë gjë, kur t’i mbyllë të gjitha dhe të bëhen letrat për të ikur jashtë, do bëjmë dasmën”, ka thënë më herët Keisi.

stresi keisiostresi keisi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.