E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stresi tregon sesi arriti të largohej nga protesta pa u kapur nga policia
Publik News

Stresi tregon sesi arriti të largohej nga protesta pa u kapur nga policia

Reperi i njohur Stresi pas protestët së mbajtur për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet si organizatori i protestës së dhunshme.

Një një intervistë reperi ka folur për protestën dhe sesi arriti të largohej nga Shqipëria dhe t’i shpëtonte policisë. Ai ka treguar se nga protesta është larguar me një makinë funeral, të cilën e ka një shoku i tij dhe më pas është nisur drejt Kosovës.

“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë’, tha ai.

Sakaq, pak orë më parë Stresi ka bërë sërish thirrje për protestë në orën 18:00 teksa shkruan se nuk ka asnjë synim politik, por vetëm kërkon drejtësi.

“T’u mendu për nesër në orën 18:00 unë jam me ju nesër sapo të mblidheni me shumicë do jem aty si fantazëm ju betohem në Zot se s’kam asnjë synim politik s’më intereson askush në këto momente përveç drejtësisë. Nesër më dërgoni të gjithë informacionet-videot postoblloqet që të jem pjesë e protestës dhe të bëhem me ju” shkruan reperi në postimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.