Sugjerimi i ambasadës së SHBA, a do japin një opinion për Kushtetuesen? Ja përgjigja e Komisionit të Venecias
Përgjigjja e Komisioni të Venecias ka qenë pohuese.
“Përgjigja është po. Nëse ne marrim një kërkesë nga autoritetet shqiptare, ne do ta trajtojmë atë”, ka qenë përgjigjja e Komisionit të Venecias.
Kujtojmë se pas sugjerimit të ambasadës së SHBA, reagoi Presidenca, e cila deklaroi se është koha për shtet të së drejtës dhe jo shtet të ambasadave.
“Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më ‘Rule of Embassy’. Është koha për ‘Rule of Law’ si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”, deklaroi Presidenca./BW
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



