E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulm me armë në ndërtesën qeveritare në SHBA, 12 viktima!
Bota

Sulm me armë në ndërtesën qeveritare në SHBA, 12 viktima!

Të paktën 12 vetë u vranë dhe disa u plagosën të premten gjatë një sulmi në një ndërtesë qeveritare në shtetin e Virxhinias.

Policia tha se i dyshuari, një punonjës ne kete qytet zbrazi armen me bresheri pa dallim ndaj te gjitheve, në një ndërtesë publike.

I armatosuri, identiteti i të cilit eshte bere publik, u vra në një shkëmbim me armë zjarri me policinë. Zyrtarët thanë se një oficer u plagos.

Sulmi filloi pak pas orës lokale 16:00 në Qendrën Komunale të Virginia Beach, ne nje zonë ku ndodhen një numër ndërtesash qeveritare.

Shumica e viktimave u gjeten në tre katet e ndërtesës qeveritare, tha shefi i policisë James Cervera. Katër oficerë hynë në ndërtesë dhe e gjetën personin e armatosur brenda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.