E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi i armatosur i grupit serb, Albin Kurti: Ishte pjesë e një plani më të madh për aneksimin e Veriut
Lajme

Sulmi i armatosur i grupit serb, Albin Kurti: Ishte pjesë e një plani më të madh për aneksimin e Veriut

Kryeministri  Kurti tha sot  se sulmi në Veri ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ishte pjesë e një plani më të madh për aneksimin e veriut të Kosovës.

albin Kurti

Kurti ka  postuar  në platformën “X”,  ku shorehet  se “në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme.”

Sipas tij, pas sulmit në fjalë do të punohej për krijimin e një korridori për në Serbi, “për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa.”

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa.”,shkruan Kurti në postimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.